OFL u dërgon formularin 5 personave në Durrës, Vlorë e Shkodër
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
A. S., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
H. H., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A. L., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.