PS mbledh pasdite Asamblene, pritet dhe një votëbesimi i kryesisë, ja pse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2020, 13:31
Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e Përgjithshme. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 15:30, në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial.
Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të Asamblesë mund të kete edhe një votëbesim për kryesinë aktuale, me qëllimin që mos te ketë një kryesi të re pak muaj para zgjedhjeve.
Por kjo mbetet të vendoset nga anëtarësia sot. Ndërkohë për sekretariatet do të votohen edhe emrat e rinj nësë do të ketë, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.