Meta sfidon Ramën: Më dil përballë! Hajde vetëm ose me përforcime

Ora 11:22 Presidenti Ilir Meta ka vijuar me replikat në distancë me Kryeministrin Edi Rama, duke e ftuar këtë të fundit në një përballje televizive në emisionin"Opinion".

Meta është shprehur se është i gatshëm, teksa i ka sugjeruar Ramës të vijë me përforcime.

"Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në "Opinion" me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.

Transparenca e vetmja rrugë!

Dil në përballje ose largohu!", shkruan Meta.