Maliq, mësuesi i matematikës me Covid, karantinohen 2 mësues

Karantinohen 3 mësues në shkollën "3 dëshmorët" në fshatin Vloçisht të Bashkisë së Maliqit.

Pozitiv ka rezultuar mësuesi i matematikës, ndërkohë një tjetër mësuese tjetër është duke pritur përgjigjen e tamponit.

Po ashtu një tjetër mësuese e ciklit të ulët është e karantinuar për shkak se bashkëshorti i saj ka rezultuar me Covid 19.

Mësuesit që janë në karantine janë zëvendësuar me mësuesit e vënë në dispozicion sipas vendimit të qeverise për mësues shtesë.