"Lufta e hapur"/ Meta: Më dil përballë. Edi Rama: Ke shkalluar po sekëlldis të gjallë e të rënë

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e Përgjithshme.  Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 15:30, në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial.

Ndërkohë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta kanë vijuar replikat ndaj njëri tjetrit.

I pari e nisi Presidenti Ilir Meta me një letër publike ku shkruante se Rama ka marrë peng socialistët dhe nëse nuk do të faktonte akuzat do ishte i detyruar tu faktoje shqiptarëve lidhjet e tij (Ramës) të tmerrshme me botën e krimit. Meta fton Ramën në debat publik.

Ora 11: 26 Meta sfidon Ramën: Më dil përballë! Hajde vetëm ose me përforcime

Ora 11: 10 Edi Rama replikon me Metën: Shkallimet e tua të përditshme sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët

Replikon Rama në twitter

"Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!"

Ora 10:48 Meta mesazh Asamblesë Socialiste: Rama ju ka marrë peng! Do faktoj lidhjet e tij me botën e krimit