Aksident i rëndë tek Ura e Dajlanit: Makina përplaset me motorin

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Ora News arriti të sigurojë video nga momentet e para të këtij aksidenti të rëndë.

"Rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve" informoi policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.