Mbolli lëndë narkotike në Tërpan, arrestohet 44 vjeçari, procedohen edhe dy kryepleqtë e fshatit

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar kanabis sativa në Tërpan të Skraparit.
Sipas njoftimit të policisë, lënda narkotike u zbulua në afërsi të stanit të 44 vjeçarit me iniciale SH.S.

Policia ka nisur procedimin penal edhe për dy kryepleqtë nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

“Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Moskallëzim krimi".

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale "Moskallëzim krimi"”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.