Bashkëshorti i punonjëses rezulton pozitiv, Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ndërpret punën

Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore, pasi bashkëshorti i një prej punonjëseve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Punonjësja me iniciale M.M, deri më tani nuk është konstatuar nëse është pozitive, por priten përgjigjet e analizave.

Sakaq po pritet edhe vendimi nga kreu i gjykatës nëse do të vijojë puna e këtij institucioni në ditët në vijim.