Tentoi t'i kalonte me çantë, sekuestrohen 30 000 euro në Kakavijë

Policia Kufitare në Kakavijë sapo ka kapur një sasi të madhe eurosh në drejtim të Greqisë.

Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda teksa po udhëtonte me një automjet drejt Greqisë.

Në çantë atij i janë gjetur një sasi prej 30.000 euro të padeklaruara paraprakisht çka i ka kushtuar atij ndalimin e menjëhershëm drejt shtetit grek.

Menjëherë janë marrë inspektorët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër të cilët po kryejnë veprimet ligjore në këto momente.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që forcat e Policisë së Stacionit Kufitar të Kakavijës zbulojnë sasi parash të huaja në tentative për të kaluar drejt Greqisë dhe anasjelltas.