Rama: Gjykata Kushtetuese e pezulluar nga spastrimi i Vettingu-t, nuk bëj parashikime për formimin
Në praninë e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, kryeminsitri Rama u shpreh se lidhur me formimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëjë parashikime.
Ai tha se Gjykata kushtetuese është pezulluar për shkak të procesit të Vettingut, një proces që nuk varet nga kryeministria.
Pyetje: Thatë se do të vinit të terren për të parë nëse marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me amendimet e reja të kodit zgjedhor. Tani jeni në terren dhe do të bëni takime me kreun e shtetit dhe kreun e opozitës. A keni një mendim nëse është shkelur kjo marrëveshje, pasi ka mendime të ndryshime nga euro deputetët lidhur më këtë marrëveshje. Ju mendoni se është shkelur dhe e keni përmendur se është një kusht për tryezën ndërqeveritare. Mendoni se është shkelur një kusht i shkelur ky? Ndërsa për kryeministrin Rama, Gjykata Kushtetuese është një kush tjetër, edhe pse jeni kreu i qeverisë dhe nuk keni shumë dorë, a keni një parashikim që mund të përmbushet ajo që ka thënë Ruçi se në 1 janar do të jetë funksionale.
Rama: Nuk jam në gjendje të bëj parashikime se nuk lidhet me qeverinë apo kryeministrinë procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Procesi i Vettingut ka bërë që i gjithë procesi të jetë tërësisht i pavarur dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet se ka bërë spastrim të madh, se në fakt edhe sot nuk kemi një gjykatë kushtetuese funksionale.
Mos vallë e kemi pezulluar apo e kemi eliminuar nga kushtetuta? Nuk kemi një të tillë funksionale sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka parë asnjë qeveri apo asnjë vendi rajonit. Tani kemi bërë detyrë, spastrimi është bërë dhe plotësimi i vakancave do kohë. Vettingu është një proces që po ecën përpara, ka ritmet dhe vështirësitë e veta. Monitorohet nga jashtë. Por për këtë çështje vlerësohet Shqipëria si shtet, jo vetëm qeveria. Nëse BE do ta shohë plotësimin e kësaj pikë konkretisht do të ishte një pikë ku nuk mund të kapet njeri.