Plani ekonomik i BE për Ballkanin, Rama: Implementon një politike të re në rajon

Gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama foli edhe për planin ekonomik të Brukselit për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas kryeministrit, plani do ta ndihmojë Shqipërinë që gradualisht të integrohet në tregun evropian.

Rama: "Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re, që krijohet nga Komisioni i ri Europian që ka ardhur me një qasje të re dhe po implementon një politike të re në rajon.

Ky plan është një prove konkrete e prekshme e shumë arsyeve të mira dhe një bindje e madhe që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal. Vizioni i një rajoni ku zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë gjeneratave të tjera një rajon shumë më të mirë.

Në plan ka shumë aspekte, por ai kryesori është që do na ndihmojë të integrohemi gradualisht me tregun europian.

Së fundi dua që të kujtoj se Komisioneri Europian nuk ka qenë për të na ngushëlluar në momente të tragjedisë, nuk kanë qenë me ne kur falë tyre u thirr një konferencë e paharrueshme për Shqipërinë solidariteti, nuk kanë qenë këtu as vetëm përmes Komisionit për të vazhduar implementimin e programit të rindërtimit, por megjithëse COVID-i i goditi të gjithë, Komisioneri ka qenë telefonata e parë nga jashtë, nga BE për të më  garantuar që Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë dhe rajonit pavarësisht vështirësive që ka pasur.

Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin kanë një konkretësi shumë të madhe".

Gjatë fjalës së tij, Oliver Varhelyi përsëriti se BE do të japë për rajonin e Ballkanit Perëndimor 9 miliardë euro në formë granti.