I paskeni ngritur tabelën! Murrizi batuta me Ballën: I thoni Sandrit që e keni shkarkuar si Ministër, edhe deputet
Kjo tabelë (në foto) emërtuese e vendosur në llozhat e Kuvendit ku shkruhej Sandër Lleshaj, deputet, nuk ka ka kaluar jashtë vëmendjes së kryetarit të Grupit Demokrat Myslim Murrizi.
I njohur për karizmën e tij, Murrizi mes batutash i tërhoqi vëmendjen kreut të grupit parlamentar socialist Balla që ose të informojnë administratën e Kuvendit se çfarë posti ka zoti Leshaj, ose të njoftojnë këtë të fundit që e kanë shkarkuar si Ministër.
Murrizi: Zoti Balla sëpari do të uroja për zgjedhjet para zgjedhjeve të deputetit të ri Sandër Lleshaj.
Siç duket e keni planifikuar ta shkarkoni si Ministër të premten dhe ja paskeni ngref tabelën që sot, Sandër Leshaj deputet.
O i thoni këtyre të administratës së çfarë punon Sandri, ose i thoni Sandrit që e keni shkarkuar si Ministër dhe ja keni caktu vendin si deputet, po se ku… Sipas katit që e shikoj nuk, ëhëë, nuk duket gjë në terezi.
Ministri Lleshaj u zhvendos në llozhat e Kuvendit për shkak të pranisë së komisionerit për Zgjerim në Kuvend, i cili mbajti dhe një fjalim para deputetëve.
