Shpërthen Gjoni: Shqipëria nuk është BRSS, Varhelyi përfaqësues Orbanit! Mos do një vend me gra të mbuluara islamike e erdoganistë?
Deputeti Ralf gjoni është treguar i ashpër në foltoren e Kuvendit, menjëherë pasi nga sall është larguar eurokomisioneri Varhelyi.
Gjoni kishte veshur një maskë ku lexonte "Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik" dhe tha se deputetët u sollën si një tufë delesh që duartokasin.
Gjoni theksoi se Varhelyi gënjeu për disa gjëra në progres-raportin për Shqipërinë, sidomos për reformën zgjedhore dhe marrëveshjen e 5 qershorit.
Ralf Gjoni: Unë prisja që komisioneri Varhelyi të angazhohej edhe në një seancë bisedimi me deputetët ashtu sikurse e bën edhe në PE. Kjo nuk ndodhi, prandaj unë kam veshur këtë maskë në shenjë protestë për mënyrën se si bëhen takimet e përfaqësuesve evropianë në vendin tonë. Kjo maskë thotë "Shqipëria nuk është bashkimi sovjetik". Unë besoj se kanë mbaruar kohët e Bashkimit Sovjetik kur Hrushovi gjente një tufë delesh që duartrokasin.
Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e KiE. Ai tha se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore dhe për marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është e pavërtetë, janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me këtë reformë dhe për të ruajtur status quo-në në kurriz të shqiptarëve. Ka ardhur koha që të flasim me zërin e të vërtetës dhe t'i themi disa gjëra. Z. Varhelyi është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritarë sot në BE, vendi i të cilit ka dalë me nota jashtëzakonisht negative nga raporti i fundit prej Komisionit për sundimin e ligjit në vendet e BE-së.
Për Gjonin, emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy lider në rajon, Vuçiç dhe Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën.
Ralf Gjoni: Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy lider në rajon, Vuçiç dhe Dodik, personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën. Varhelyi duhet ta dijë se nuk i përket këtij klubi. Shqipëria i përket klubit euro-atlantike. Nuk ka vend për vlera sovjetike dhe Putini në këtë vend. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një teknokrat të rëndomtë Brukseli, të cilit i thonë tick the box, për të shënuar raportin e radhës, kundrejt krimit që po gatuhet në këtë vend në vigjilje të zgjedhjeve.
Ai i shtoi tonet kur pyeti se çfarë kërkon Varhelyi, një Shqipëri autokratike, me krim, me pensionistë dhe me gra të mbuluara.
Ralf Gjoni: Në 25 prill, pavarësisht raporteve nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të barabarta me kodin e ri zgjedhor. Nuk mund të këtë zgjedhje të lira dhe të ndershme me komisionerët partiakë që numërojnë voton. Është e turpshme kjo që po ndodh në Shqipëri. Nuk ka raport dhe komisioneri që mund të mbulojë këtë katrahurë që po përgatisni. Çfarë do Varhelyi? Një Shqipëri autokratike, një triumvirat, interesat e krimit të vazhdojnë të triumfojnë në këtë vend, që shqiptarët të largohen, të fëmijët tanë të rriten mes kriminelëve, me reinxh rovera? Kërkon që Shqipëria të bëhet si Durrësi e Elbasani, të mbesë me pensionistë apo me fëmijë kriminelësh, apo me gra të mbuluara islamike e erdoganistë? Ne jemi një vend euro-atlantik dhe ne duhet të punojmë që të ndalojmë katrahurën e 25 prillit.
Unë do ta vë në shërbim mandatin tim për këtë betejë. Ftoj kolegët që të mos e ndalin këtë aksion dhe ta çojnë deri në Gjykatë Kushtetuese që zgjedhjet në 25 prill të mos zhvillohen me këtë kod.