Këlliçi: Sa herë kapet mat Rama nxjerr Veliajn të mashtrojë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet se, kryeministri Edi Rama nuk jep dot më llogari për premtimet e pambajtura, ndaj dhe nxjerr në public kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që vetëm mashtron.

Sipas tij, gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.

Këlliçi shton se sado të përpiqet të mashtrojë, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura, ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijët e tyre, që nuk blejnë dot masaka e dezinfektant.

“Edi Rama, sa herë kapet mat me premtimet e pambajtura, krizën e thellë ekonomike apo si shkaktar i largimit të rinisë, nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë”, shkruan Këlliçi në postimin e tij teksa publikon edhe një video.