Inertet mbushin lumin, mbetjet hidhen në shtratin e Erzenit, ndotet mjedisi
Bashkia e Tiranës nuk ka lënë pas dore vetëm rrugët me baltë dhe gropa. Tashmë dhe lumi Erzen është kthyer në një kanal të mbytur nga inertet dhe i ndotur. Pavarësisht situatës alarmante kryebashkiaku Veliaj duket se e konsideron pastrimin si një angazhim dytësor
Uji i lumit që dikur ishte i pastër kristal, madje ku shpesh në verë laheshin jo vetëm të rinjtë, sot është kthyer në një rrëke ku gjen çdo mbetje të mundshme.
Këto janë pamjet e xhiruara me kamera amatore ku shihet qartë që punëtorët e fabrikës hedhin inertet në lum duke e ndotur.
Lumi ka erë të rëndë ndërsa si pasojë e ndotjes vështirë se mund të gjesh ndonjë gjallesë ujore.
Pastrimi është kompetencë e bashkisë së Tiranës, por edhe pse në media shqetësimi është ngritur shpesh, askush nuk ka reaguar.
Me sa duket i përfshirë dhe nga fushata për zgjedhjet që mbahen pas 6 muajsh, kryebashkiaku ka shtuar vëmendjen te propaganda.
Madje brenda një muaji ka zgjedhur të inspektojë ndërtimin e ndërtesës së re të zjarrfikëses në Kinostudio.
I rrethuar me roje dhe me regji të mirëorganizuar kujdeset të shes bukur çdo detaj, por duke i qëndruar larg problemeve reale.
