"Korridoret blu..."/ Komisioneri për zgjerim zbërthen "Planin Ekonomik" 9 miliardësh. Ja investimet që priten në Shqipëri e rajon

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerim rrëfehu me detaje se çfarë përmban Plani Ekonomik i BE për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij janë 9 miliardë euro që do të investohen në disa sektorë të rëndësishëm për ekonominë rajonale.

“Unë kam sjell lajme të mira. Ne po vijmë në fund të rinovimit të politikës tonë të integrimit. E kemi me të vërtetë dhe do vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë me politikën e zgjerimit.  Ne kemi mundur të marrim dakordësinë për procesin e integrimit. Kalojmë në segmentin e tretë. Plani duhet që të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e ballkanit. Por ne patëm krizën e covidit. Ne ndihmuam rimëkëmbjen e vendeve. Dua tju shpjegoj ky ësht një plan që e kemi ndërtuar së bashku. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kruyeministrat, na kanë ardhur projekte dhe idetë. Ne kemi përpliuar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh dhe faktin që ne duam të kemi një ndikim më të madh në rajon. Mund të ndryshojmë panoramën e rajonit. E them këtë pasi ne po përcaktojmë 9 mld euro grante për këtë. Po flasim për një projekt madhor të dukshëm që mund të fokusohet në rritjen ekonomike.  Problemi më i madh i tregtisë në rajon janë rrugët që i lidh këto vende. Do iu ofrojmë ndihmën tonë për të plotësuar të gjitha nevojat e rajonit. Kemi një potencial në Shqipëri, do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu. Të kontribuojmë dhe për dy nga projektet hidrocentrale në vend. Janë projekte madhore që do sjellin ndryshime në vend.

Besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon", u shpreh Oliver Varhelyi.