"Fiksojeni mirë", Rama na prezanton me kampionin shqiptar të Formula 1: Një ditë do mbështillet me flamurin kuq e zi

Pas një ditë të tensionuar në parlament, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar terësishtatmosferë në zyrën e tij.

Ai ka pritur në takim një kampionin shqiptar të Formula 1. Po flasim për Lirim Zendelin, shqipe nga Maqedonia e Veriut siç e quan kryeminsitri, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

Rama: Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës.Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.

Shefi i qeverisë është besimplotë që një ditë ai do të përfaqësojë ngjyrat e flamurit kuq e zi në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Rama: Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.