Hakmarrja e Mourinhos/ Tottenham 'shkatërron' United, e mposht 6-1 në "Old Trafford"
Nuk do ta besoni por është e vërtetë, Tottenham sapo ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-6 Manchester United.
Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit e United të cilët fituan një penallti që në minutën e parë të takimit, dhe si gjithmonë Fernandez do të ekzekutonte në mënyrë perfekte duke shënuar që në minutën e dytë.
Por, vetëm 2 minuta më pas Ndombele do të barazonte shifrat ndërsa Son do të kalonte ekipin e tij në avantazh në minutën e 7.
Në minutën e 28-ë të takimit, Martial do të ndëshkohej me karton të kuq.
Pjesa e parë do të kishte vend edhe për dy gola të tjerë, ku në të 30 do të shënonte Kane, ndërsa Son do të realizonte golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin në minutën e 37-ë.
Me fillimin e pjesës së dytë do të vinte edhe goli i gjashtë i takimit dhe i pesti për Tottenham, ku Aurier do të shënonte në minutën e 51.
11 minuta nga fundi i takimit Harry Kane do të shënonte edhe golin e gjashtë për ekipin e tij nga penalltia.
Në vetëm 3 ndeshje të luajtura, United ka pësuar 11 gola.
Vlen të theksohet se Jose Mourinho u shkarkua pikërisht nga United, ku më pas do të kalonte tek Tottenham./A.Pali/Ora News/