Zyrtare/ 18-vjeçari shqiptar firmos me klubin spanjoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 11:45
Një tjetër talent shqiptar transferohet në Spanjë.
Futbollisti i kombëtares U-19 Henri Hysenagolli i lindur dhe rritur i lindur në Shtetet e Bashkuara, është transferuar zyrtarisht në Segunda Division te skuadra e Leganes, që sezonin e kaluar ishte pjesë e La Ligas, raporton SuperSport.
Hysenagolli, i cili ka dalë nga akademia e New York Euro ndërsa është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekipi në ligën e dytë amerikane.
Ai ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre.
Tashmë Hysenagolli shpreson të lërë shenjë në këtë aventurë të re dhe të ndihmojë Leganes me paraqitjet e tija të rikthehet sa më shpejt në La Liga.



