Rikthehen akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos? Modelja amerikane i nënshtrohet testit mendor
Teksa e gjitha bota e futbollit është sy e vesh nga transferimet dhe me Juventusin që po mbyll operacionin Federico Chiesa, Cristiano Ronaldo rikthehet sërish në qendër të vëmendjes lidhur me akuzat për përdhunim.
Sipas mediave spanjolle, çështja mund të rihapet Kathryn Mayorga.
CR7 u shpall i pafajshëm pas akuzave të bëra nga modelja amerikane, raporton Deportes Cuatro, por një test I ri mund të ndryshojë gjithçka.
Sipas akuzës, ylli portugez i Juventus i ka dhënë 300 mijë euro Mayorga-s për të ruajtur sekretin e asaj që ndodhi, e cila supozohet se ka ndodhur në qershorin e 2009-ës në Las Vegas.
Modelja dhe avokatët pretendojnëse në momentin e nënshkrimit të kësaj "marrëveshjeje" Kahtryn nuk ishte mirë mendërisht. Prandaj, ajo do t'i nënshtrohet një testi aftësie mendore me të cilin synon të demonstrojë se nuk i di të gjitha kushtet e kontratës ose pasojat e pranimit të 300 mijë eurove.
Ronaldo duket i përqëndruar vetëm tek futbolli, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se është vërtetuar tashmë që modelja në momentin e pranimit të parave ka qenë e shëndetshme mendërisht.
/OraNews