Sherif Kallaku për Ora Sport: Kombëtarja është një ëndërr e bërë realitet, më pëlqen konkurrenca

Futbollisti shqiptar Sherif Kallaku i cili luan tek Lokomotiva Zagreb në Kroaci është thirrur për herë të parë nga Edi Reja në kombëtaren shqiptare.

Ai është momentalisht i grumbulluar për ndeshjet që kombëtarja ka në shtator.

Ai ka treguar emocionet e para që ka pasur kur ka marrë ftesën për të luajtur në ekipin A.

Kallaku: Që në fëmijërinë time e kam pas ëndërr kombëtaren dhe tashmë kjo u bë realitet.

E prisnit kaq shpejt ftesën?

Të jem i sinqertë edhe nëse nuk do të isha i ftuar tek ekipi A do të isha i ftuar tek U-21 dhe e kam thënë gjithmonë që nuk mërzitem sepse mendoj që do të vijë momenti dhe koha, besoj se ka ardhur ftesa në momentin e duhur.

Konkurenca në ekip është shumë e madhe dhe më pëlqen që ka konkurencë. Do jap më të mirën time dhe është në dorë të trajnerit luaj apo jo.

Altin Sulçe: Thatë që këtë ëndërr e realizova dhe tani kam ëndrra të tjera, cilat janë ëndërrta e tjera? Ku ndryshon superliga me futbollin kroat?

Kallaku: Unë kam vetëm 6 ndeshje dhe mendoj se ritmi dhe stërvitja bën diferencën. Edhe superliga është e fortë, por vetëm ritmi të ndryshojë.