"Djalli" tjetër përforcim në mbrojtje? Rudiger shumë pranë Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2020, 12:45
Ish mbrojtësi i Romës, aktualisht te Chelsea, Antonio Rüdiger, pritet të vishet kuqezi.
Lajmin e japin mediat britanike, sipas të cilave akordi me klubin londinez tashmë është mbyllur.
Orët e fundit, Chelsea i kishte kërkuar futbollistit të zgjasë edhe me një vit tjetër kontratën para se ta shisnin te Milan, por koha e reduktuar e operacionit të merkatos bëri që klubet të binin dakord pa kushte.
Kujtojmë se sot në ora 20:00 mbyllet merkatoja e futbollistëve.