Dy miqësoret e Shqipërisë U-21, Alban Bushi publikon listën e futbollistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 12:00
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Blushi, në një konferencë për shtyp para miqësoreve me Tiranën dhe Slloveninë, ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar.
Sa i takon listës, ka shumë emra të rinj, duke nisur me portierin Marco Alia të Lazio, e për të vijuar me emra të tjerë si Ahmet Korça, Amer Duka, Angelo Ndrecka që rikthehet, Adrian Hajdari, Kristian Mata, Ksemend Mehmeti, Lirim Qamili, Dean Liço, Agon Muçolli dhe Aristidi Kolaj.
Bie në sy edhe Arbnor Muçolli, që mungoi në ndeshjet e muajit shtator dhe tashmë është rikthyer pas paraqitjeve fantastike në Danimarkë me Vejle BK.
LISTA:
