Bakayoko "tradhëton" Milanin, ja skuadra që zgjedh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 12:40
E priste Milani, por përfundon te Napoli.
Pas më shumë se një viti, Tiemoué Bakayoko kthehet në Serie A., sërish me trajner Gatuson, por jo më me ngjyrat kuqezi.
Marrëveshja me Chelsea-n është arritur për huazimin vjetor të mesfushorit, i cili do të luajë në Napoli deri më 30 qershor 2021.
Futbollisti ka zbarkuar në Romë për ekzaminimet mjekësore, që do t’i paraprijnë njoftimit zyrtar nga Napoli.
Klubi më i interesuar për Bakayokon ishte Milani, por negociatat me Chelsea-n kurrë nuk u konkretizuan.