Covid-19, shtyhet Juventus-Napoli?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 11:08
Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, e programuar për tu luajtur mbrëmjen e sotme në ora 20:45 në “Allianz Stadium”, mund të mos zhvillohet.
Pas Genoa-Torino, edhe kryendeshja e javës së tretë të Serie A është në rrezik për shkak të situatës me Covid-19, raporton Ora News.
“Ndeshja do të shtyhet”, ka thënë për radio “Kiss Kiss Napoli”, këshilltari I Federatës Italiane të Futbollit, Pietro Lo Monaco.
“Mund të shkohet drejt kësaj zgjidhjeje. Qarkorja e 2 tetorit e Lega-s flet qartë”, shtoi ai.
Siç raportuam edhe më herët, skuadra e Napolit ka refuzuar të udhëtojhë drejt Torinos pas infektimeve në skuadër, ndërsa Juventus njoftoi një ditë më parë se dy pjesëtarë të klubit janë prekur nga Covid-19. /A.R, OraNews