Pas pak Lazio-Inter, ja formacionet zyrtare
Në pritje se çfarë do të ndodhë me duelin Juventus-Napoli, në Serie A vëmendja më e madhe është te sfida e orës 15:00 mes Lazios dhe Interit, dy skuadra që sezonin e kaluar ndanë pikët në përballjet mes tyre dhe ishin në luftë për titullin deri në javët e fundit.
Duke patur parasysh edhe humbjen e thellë që pësoi Lazio në shtëpi ndaj Atalantës në mesjavë, Interi është favorit në këtë duel pasi ekipi i Simone Inzaghit ka edhe mungesa të shumta në mbrojtje.
Me dyshen Lukaku-Lautaro në superformë por edhe me një Hakimi që është përshatatur menjëherë në skemat e Antonio Contes, ziklatrit janë favoritë për të marrë tre pikët e radhës.
Lazio-Inter, formacionet zyrtare
LAZIO (3-5-2) - Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile. Tr. S. Inzaghi.
INTER (3-5-2) - Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Vidal, Gagliardini, Perisic; Lukaku, L. Martinez. Tr. A. Conte.