Dëmtimi, Barcelona pa Jordi Alban në "El Clasico"?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2020, 14:54
Jordi Alba ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë, dëmtim që e detyroi të largohej nga fushë në minutën e 75-të në përballjen e djeshme me Sevillan.
Në njoftimin e klubit katalanas thuhet se për të përcaktuar më saktë kohën se kur do të kthehet, do të kalojnë disa ditë, për të parë evolucionin e rikuperimit.
E vetmja gjë pozitive është se përpara ka dy javë kohë deri në ndeshjen e radhës së Barcelonës, si rrjedhojë e ndalesës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Te Barcelona shpresojnë që Alba të jetë në gjendje për të dhënë kontributin e tij në “El Clásico”, më 24 tetor, në “Camp Nou”, por fjalën e fundit do e japin testet mjekësore.
