VIDEO/ Atalanta shumë e fortë për Cagliarin, bergamaskët bëjnë "manita"
Të gjendur përballë Cagliarit në javën e tretë të Serie, Atalanta dhuron golaa dhe spektakël duke treguar se është një nga ekipet më të bukur në Itali.
Një gol i shpejtë nga Luis Muriel i kaloi bergamaskët në avantazh (1-0, 7) përpara se Diego Godin, të realizonte golin e tij të parë me ekipin nga sardenja, duke barazuar shifrat (1-1, 24) .
Më pas pjesa tjetër e ndeshjes, foli e gjitha për Atalantën.
3 gola në 15 minuta u shënuan nga Gomez, Pasalic dhe Zapata, duke e çuar ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë (4-1) .
Në pjesën e dytë, vendsit u munduan të menaxhonin lojën. Bergamaskët, të cilët, pavarësisht gjithçkaje, pësuan një gol nga Joao Pedro (4-2, 52) para se të shtonin të 5-in falë Lammers (5-2, 81).
Atalanta tashmë merr kryesimin e Serie-A, ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 16-të, pavarësisht goditjeve në merkaton e fundit.