Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 2 tetor në Tiranë
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do tëmbahet në Tiranë.
Konkretisht dy qeveritë do të mblidhen në 2tetor, orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Të dyja vendet kanë 15 marrëveshje që do tëdiskutohen dhe pritet që të miratohen në takimin e tyre të përbashkët.
Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.
Mbledhja mes dy qeverive ishte parashikuar që të mbahej në Shkodër, por është ndryshuar me Tiranën.
Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do tëjetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.
Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm tëKosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.