Ndërron jetë shkrimtarja e njohur Shpresa Vreto

Skenaristja dhe shkrimtarja e librave për fëmijë,Shpresa Vreto, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Shpresa Vreto ishte autore e disa librave përfëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 sëbashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej njëfilm”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillimi vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Njëdjalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë:“Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena evogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12vjet rresht.