Balla: Jemi partia e vetme që kemi bashkëdrejtim mes grave e burrave, të ftojmë sa më shumë gra në PS

Nga Elbasani,kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se socialistët janëprogresistë.

Përmesnjë postimi në Facebook ai shkruan se PS është partia e vetme në Shqipëri që kabashkëdrejtim mes grave dhe burrave në çdo lagje qyteti apo në çdo fshat.

"Ne socialistët shqiptarë jemiprogresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me tëtjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruarçdo njësi shërbimi publik ku qytetarët nuk marrin si duhet shërbimet, ku kakorrupsion e të cilat ne duhet të vazhdojmë ti reformojmë. Prandaj qasja jonënë qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilatpërballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrështeti, në çdo bashki, në çdo shërbim publik etj.

Brenda PS kemi zhvilluar prej disamuajsh një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshëssë grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave nëorganizatat tona në çdo lagje qyteti apo në çdo fshat. Duhet të vijojmë tëftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.”

Ballaishte bashkë me ministren Evis Kushin, ku u takua me gratë anëtare të KëshillitBashkiak të Elbasanit.