Banorët e Zvërnecit kaluan natën pa gjumë, flakët u rrezikuan fshatin

Njëzjarr i madh kërcënoi gjatë natës zonën e banuar në Zvërnec të Vlorës, ndërsanë orët e mëngjesit zona bregdetare u përfshi nga një stuhi që shkaktoiproblematika. Për pasojë të motit të keq, lundrimi detar është pezulluar në porte,ndërsa në verilindje pati probleme në disa rrugë.

Një zjarr i përmasave të mëdha i shfaqur gjatë natëskërcënoi zonën e banuar të fshatit Zvërnec në Vlorë

I ndihmuar dhe nga era e fortë zjarri ka përparuar me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme drurësh e pemësh  frutore ndërsa iu drejtua shtëpive.

Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan dhjetra zjarrfikës e forca të ushtrisë, ndërsa efektivët e FNSH evakuuan banorët e rrezikuar të cilët e kaluan natën jashtë.

"Kemi tërë natën pa gjumë" thone banoret.

Situata ka qënë kritike deri në orën  03:00, ku reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, por vatra të vogla ishin të pranishme edhe mëngjesin e të hënës

"Gati 50 ushtare, 3 - 4 zjarrfikëse që shuan zjarrin dhe ruajtën fshatin"

Stuhia- Era e fortë ndërkohë shkaktoi probleme në qytetin bregdetar.

Në zonën e Lungomares u rrëzuan pemë e kabina qëqëndronin aty gjatë sezonit turistik, sikurse edhe në Pyllin e Sodës.

Për shkak të motit të keq lundrimi detar mbetet ipezulluar!

Tragetet e linjave me Italinë nuk janë nisur, ndërsapeshkarexhat janë urdhëruar të mos dalin në det ku forca e detit arrin deri në7 ballë.

Kukes- Problematika pati edhe në verilindje të vendit

Në aksin Kukës-Shishtavec, masivë shkëmbijsh përfunduan në rrugë gjatë natës.

Kjo rrugë është kthyer në kërcënim serioz përudhëtarët pasi ajo ka mbetur pa mirëmbajtje për shkak të një problematike mevarësinë nga ARRSH.

Probleme pati edhe në disa akse të tjera lidhin Kukësin me Peshkopinë, Bajram Currin me Valbonëne disa rrugë rurale në fshatrat e thella.

Ndërkohë në disa zona të vendit pati probleme me energjinë elektrike.