''Tërmet, tërmet'', Gjiknuri shkakton të qeshura në Kuvend, s'ka akord për zgjedhjet

Komisionii Ligjeve ka vendosur të shkrijë në një projekt, propozimin e opozitësparlamentare dhe atë të PS për ndryshimin e kodit zgjedhor. Në mbledhjen e parëtë Komisionit të ligjeve, pakica e re në Kuvend akuzoi se mazhoranca po mbylllistat e kandidatëve për deputetë duke e cilësuar një vendim antikushtetues.Madje nuk munguan as deklaratat për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të koditzgjedhor nëse votohet në mënyrë të njëanshme.

Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut mevotat e PS dhe deputetëve të pakicës kanë shkaktuar debat mes politikës brendadhe jashtë parlamentit.

Madje socialisti, përfaqësuesi imazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, me ironi në Komisionin e Ligjeveku nisi shqyrtimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor, u shpreh se hapja e listavedhe heqja e koalicioneve në Kushtetutë tronditi politikën.

DamianGjiknuri: Me ndryshimet kushtetuese, ra tradita.Ndodhi një ngjarje e madhe. Ndodhi një tërmet politik, ndryshoi kushtetuta.Ndryshimi i kushtetutës prishi një traditë. Prishja e një tradite do të thotëqë natyrshëm që ligji zgjedhor dhe të respektojë ndryshimet e reja. Kjo tregonqë fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Ndryshimi i kushtetutës ka diktuarnjë thyerje të traditës së formulës së koalicioneve siç ka qenë i parashikuarnë kodin zgjedhor të kushtetutës së mëparshme.

Edhe pse u ngrit një grup pune nga Komisioni i Ligjeve për të patur një draft të përbashkët, Damian Gjkinuri, nuk ka arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare, për këtë arsye u prezantuan 4 drafte të ndryshme.

https://youtu.be/UfHPGY4lORc

Damian Gjiknuri: ”Kushtetuta nuk e njeh më terminkoalicion, por praktika e vendeve europiane dhe demokratike nuk mund të pengojëlirinë e organizimit të konkurimit të përbashkët të disa forcave politike. Nëpropozimet e kodit të ri zgjedhor, është parashikuar që partitë të kenë mundësitë krijojnë aleancat e tyre, duke mbajtur definicionet në fuqi. Sistemi ikaluar kishte mbyllur listat dhe kishte hapur partitë. Po të kishte listë tëhapur, ishin partitë politike brenda një koalicioni që konkuronin ndajnjëra-tjetrës. Kjo krijon pabarazi, sepse me formulën e sotme të kesh lista tëhapura dhe parti të hapura brenda koalicioneve, krijohet një deformim ivullnetit të zgjedhësit.

Ai voton edhe për partinë,edhe për individin e një partie, por mandati, vota që shkon te ajo parti, ishkon një koalicioni me një parti më të madhe me efektin centripetal që kasistemi, dhe krijon deformim. Kjo është arsyeja pse asnjë vend i OSBE-ODIHR,dhe unë sfidoj opozitën që të sjellë një model të një vendi me sistem rajonalme lista të hapura ose të mbyllura, i cili ka formulimin e koalicionit dheformulën e shpërndarjes mandatesh të koalicionit siç e kishim ne në kodinzgjedhor.

Myslim Murrizi: Unë kërkoj në emër të 11 deputetëve që çdo subjektpolitik të garojë me 25 prill me lista jo më pak se 2/3 e hapura.

Ralf Gjoni: Ky projektligj propozon zbatimin e një sistemizgjedhor përfaqësimi proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, dukeshkrirë të 12 qarqet në një zonë të vetme.

Andi Përmeti: Listat nuk mund të detyrohen të jenë të mbyllura nëmasën 100%.

E vetmja pikë ku deputetët e opozitës biendakord ka të bëjë me çështjen se propozimi i socialistëve i mbyll listat ekandidatëve për deputet dhe është antikushtetuese.

Myslim Murrizi: Në Kukës i treti i partisë merr 15 mijë vota, ipari dhe i dyti marrin zero vota, a më tregon se kush do të marrë mandatin meqëu ke dhënë të drejtën zgjedhësve për të zgjedhur?

Damian Gjiknuri: E merr lista e partisë, ai që është i pari në listëne partisë.

Madje, Myslim Murrizi, paralajmëroi PSse draftin e saj të njëanshëm do ta çojë në Kushtetuese.

Murrizi: Duhen 10 mijë e kusur qytetarë që të përmbysin firmnëne kryetarit, unë do ta çoj në Gjykatë Kushtetuese.

Nga propozimet e tij, Gjiknuri tregoi seështë i hapur për të hequr dorë nga pragu prej 3%.

Damian Gjiknuri: A është pragu 3% i duhur, hajde ta diskutojmë.

Pasi u miratuan në parim ndryshimet nëkodin zgjedhor, deputetët vendosen që draft-amendamentet do të bashkohen në njëdokument integral për t’u diskutuar nen për nen ditën e martë nga Komisioni iLigjeve.