Anëtarja e KPK, Brunilda Bekteshi paditet në SPAK
Anëtarjae KPK-së, Brunilda Bekteshi, është zyrtarja e dytë e administratës së vettingutqë përballet me drejtësinë pas Luan Dacit, i cili është marrë i pandehur përfalsifikim dokumentesh gjatë aplikimit për tu emëruar në KPA. Shoqata Drejtësipër Drejtësinë kallëzoi penalisht në SPAK, Brunilda Bekteshin, duke kërkuarhetimin e saj për mosdeklarim të një apartamenti dhe parregullësi në deklarimine një kredie.
Pas ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, që po përballet në gjykatë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, një tjetër anëtare e trupës së vettingut kallëzohet për ndjekje penale për parregullsi me pasurinë.
Shoqata ”Drejtësipër drejtësinë” ka denoncuar në SPAK anëtaren e KPK Brunilda Bekteshi, duke iureferuar publikimeve të bëra në media ditët e fundit në lidhje me pasuri të padeklaruara.
Pala kallëzuese ikërkon kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin nëlidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën3,100,000 lekë, me lekë në dorë.
Dy ditë më pas,në 2009 është marrë një kredi në bankë për blerje apartamenti, në shumën 54 mijëeuro ndërkohë që në dokumentacion kuptohet se kredia është marrë për blerjen eapartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.
Në lidhje me këtëpronë, në kallëzim thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje tëapartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009. Po kështu huaja bankare emarrë është shlyer brenda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi tëardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.
Në kallëzimtheksohet më tej se këto të dhëna nuk janë pasqyruar saktë nga BrunildaBekteshi në deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të detyrës si komisionere nëvitin 2017. Bazuar në këto të dhëna, Shoqata për Drejtësinë kërkon që SPAK tëhetojë anëtaren e KPK Brunilda Belkeshi për akuzën refuzimi për deklarimin,mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.