Rama nis mobilizimin në Vlorë, paralajmëron drejtuesit e institucioneve: Nuk dua qytetar të pakënaqur!

Vetëm një ditë pasi konfirmoi se do të kandidojë si deputet sërish në Vlorë, kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim pasditen e sotme drejtuesit e institucioneve të qarkut të Vlorës.

Takimet pa praninë e mediave nisën në orën 15:30dhe përfunduan në 19:15.

Burime nga takimi bëjnë me dije se porosia eRamës ka qenë  e qartë: Nuk duhet ketëqytetarë  të pakënaqur!

Në funksion të këtij qëllimi, ai ka kërkuarimpenjim maksimal për të zgjidhur çdo problem të qytetarëve.

Largimin e tij nga Durrësi dhe garimin sërishnë Vlorë Rama e njoftoi dje në prezantimin e projektit “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë”.

“Unë në Vlorë kamqenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur i bëra dhe jam tani. NëVlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime.”

Ai shtoi se me qytetin e Vlorës e lidh "fati, historia e familjesdhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar”.