Emrat e KQZ-së gati deri në 2 tetor, 12 emrat do të marrin shumicë të cilësuar në parlament

Komisionii posaçëm parlamentar dhe i dërguari i posaçëm i PD kanë marrë në dorë dosjet ekandidatëve të KQZ. Java e ardhshme do të nisë me seanca dëgjimore meaplikuesit dhe më pas Gjiknuri dhe Bylkbashi duhet ta pastrojnë listën deri me2 tetor. 7 emrat e preferuar të mazhorancës dhe 5 të opozitës së bashkuar do tëduhet të marrin shumicë të cilësuar në parlament.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare  për formimin e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve. Kandidatët do të kalojnë në sitën e grupit të punës, në të cilën dotë marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i PD, Oerd Bylykbashi.

Të gjithë aplikuesit do të paraqesinpara 6 anëtarëve të grupit të punës platformën e tyre për të fituar një vend nëkëtë institucion.

Gjiknuri:Javëstjetër ne do të fillojmë me shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave, dhe mëpas do të fillojmë procedurat e konsultimeve me PD-në që është pjesë përmesdispozitave tranzitore, për të zgjedhur komisionerin, nënkomisionerin dhe anëtarëte KQZ-së. Po shqyrtohen dosjet nga administrata e Kuvendit.

Mazhoranca ka të drejtë të përzgjedhë 3kandidatura nga lista e aplikantëve, por pasi përfaqësuesi i PD eliminon njërinprej tyre, në Kuvend shkojnë vetëm 2 prej tyre.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe përnënkomisionerin, por tashmë 3 emrat i takojnë t’i zgjedhë Oerd Bylykbashi,ndërsa Damian Gjiknuri ka të drejtë të përjashtojë njërin nga kandidatët.

Ndërsa përsa i përket formimit tëKomisionit Rregullator, 5 emrat do të shkojnë në Kuvend për t’u votuar në njëlistë të përbashkët.

2 prej kandidatëve do të jenë tëopozitës së bashkuar. Edhe 5 anëtarët e tjerë të Komisionit të Ankimeve dheSanksioneve do të shkojnë përpara deputetëve të Parlamentit në një listë unike,ku dy prej emrave janë të preferuarit e PD.

Grupi i punës i ka marrë tashmë dosjet ekandidatëve dhe deri me 2 tetor duhet t’i ketë gati emrat për t’i çuar nëKuvend, ku pritet që në seancën e 8 tetorit të miratohen.

12 anëtarët e rinj të KQZ duhet të marrin84 vota, në rast se nuk arrihet atëherë Kuvendi do t’i zgjedhë me short.

Pavarësisht se emra të veçantë janëtashmë të preferuarit e PS për kryekomisioner dhe të PD për nënkomisioner,përzgjedhja e tyre do të varet shumë nga emri që do t’i përjashtojnënjëri-tjetrit para se ti çojnë në Kuvend.