Çadrat me vete deri më 1 tetor, ja qytetet ku do të ketë më shumë reshje gjatë këtyre ditëve
Stina e vjeshtës ka nisur me reshje në tëgjithë vendin. Hakil Osmani nga MeteoAlb sqaron se paraditja e të dielës do tëketë një mot të qëndrueshëm ndërsa reshjet e dendura të shiut pritet tërikthehen pasdite.
Sipas sinoptikanëve pas pesë ditësh pritet tëketë dhe një përmirësim të motit.
"Mbrëmja e ditës së dielë rikthen sërish vranësirat e dendura, reshjet e shiut herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi, priten me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Gjatë këtij 5 ditëshi zonat më të prekura janë ato veriperëndimore. Qyteti i Shkodrës do të marrë rreth 160 mm shi, Lezha 130 mm shi. Tirana, Gjirokastra, Saranda do të marrin reshje të konsiderueshme duke bërë që sasia gjatë këtyre 5 ditëve të shkojë deri në 120 mm shi".
Ndërsa shtatorit po i vjen fundi, tetoripritet të nisë me mot të qëndrueshëm por nuk do të mungojnë as reshjet, tëcilat do të jenë lokale.
"Ditët e para të muajit tetor do të jenë me mot të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të pakta që do të sjellin dhe rrebeshe të karakterit, lokal në zonat malore."
Reshjet e dendura të shiut por edhe ulja etemperaturave do të mbizotërojnë dhe në vendet e rajonit, si në Kosovë apoMaqedoninë eVeriut ku situata e motit paraqitet e njëjtë si në Shqipëri.