"Teatri i Operas dhe Balet me koncesion?" Ministria e Kulturës: Si shembuj po merren modelet evropiane
Përmesnjë reagimi për mediat, Ministria e Kulturës, ka reaguar në lidhje dhënien mekoncesion të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ministriae Kulturës thekson se fton opinionin publik dhe komunitetin e artistëve tëkthejnë vëmendjen tek faktet dhe të vërtetat e prekshme të Teatrit Kombëtar tëOperës dhe Baletit, duke iu larguar dezinformimitdhe hamendësimeve të pabazuara, deri në trillime, mbi një të ardhme të TKOBjashtë strukturave të Ministrisë së Kulturës.
Ndërkohë,ministria nuk e mohon një mundësinë e një dhënie më koncesion apo bashkëpunimime privatin, teksa shkruan se benefitet financiare që duhet të përfitojë“shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor.
Ministriashton se si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrovenacionalë evropianë.
"Kërkesat dheproblematikat e shprehura herë pas here si në nivel institucional, nga trupat eteatrit, ashtu edhe nga komuniteti i gjerë i artistëve, kanë vënë në dukjenevojën për të hulumtuar modele të suksesshme, për rritjen e kapacitetevefinanciare, njëkohësisht me rritjen e standardeve të aktivitetit artistik dheproduksioneve të të gjitha zhanreve. Nga ana tjetër, një nga misionet eMinistrisë së Kulturës është nxitja dhe promovimi i talenteve të reja. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme në vite të drejtuesve të këtij institucioni,për të përfshirë në produksionet e tyre të rinj të talentuar, kjo ka qenë evështirë, pikërisht nga mungesa e të ardhurave dhe strukturave të kufizuara.
Synimi i Ministrisë sëKulturës është që skena e TKOBAP të kthehet ne polin artistik referues, jovetëm për hapësirën shqipfolëse, por edhe për vendet e rajonit. Kishte ardhurkoha, që në shtëpinë e operës të ndodhte një ndryshim rrënjësor. Benefitetfinanciare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnërishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet evetëgjeneruara të mbeten në arkën e Teatrit, në shërbim të artistëve dhecilësisë artistike. Si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme tëteatrove nacionalë evropianë, për të pasur një kuadër sa më të plotë të skemavetë qëndrueshme. Aktualisht, të ardhurat e gjeneruara si nga biletat ashtu edhenga përdorimi afatshkurtër i ambienteve të Teatrit, shkojnë në masën 70% nëarkën e shtetit dhe vetëm 30% në atë te TKOBAP. Ministria ka qëndruar e doqëndrojë gjithmonë një institucion me dyer të hapura për debatin konstruktivdhe gjithmonë e distancuar nga dizinformimet dhe keqinterpretimet e fakteve."- thuhet në deklaratën e ministrisë së Kulturës.