Reshjet e shiut përmbytin nënkalimin në Fushë Mamurras, bllokohen automjetet
Mjaftuan vetëm pakreshje shiu dhe nënkalimi në Fushë Mamurras do mbushet me ujë dhe për pasojëbllokohet lëvizja e automjeteve.
Kjo situatë është e kahershme në autostradën Milot-Thumanë pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, ndërsa drejtuesit e automjeteve detyrohen të pershkojne rrugë dytësore ose të rikthehen nga kanë ardhur.
Madje, janë shfaqurraste të bllokimit të automjeteve të vogla nga depërtimi i ujit, duke u shkaktuarprobleme drejtuesve.
Ndërkohë, edhe në ditëne sotme reshjet e furishme shkaktuan bllokimin e ketij nënkalimi duke vështirësuarqarkullimin e automjeteve, një pjesë e tyre janë rikthyer për të mosrrezikuar.
Shkak është bërëbllokimi i zgarave që shërbejnë për kullimin e ujërave, ndërsa asnjë punonjës imirëmbajtjes apo Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk ka perkujdesjen përndërhyrje me rregullimin e gjendjes pranë nënkalimit në Fushë Mamurrasit, njënyje kryesore në qarkullimin e automjeteve.