PD: Dështim i rrezikshëm në javën e dytë të shkollës, mbi 160 mësues të infektuar, qeveria asnjë masë
Për Partinë Demokratike, qeveria nuk ka marrëasnjë masë në lidhje me përhapjen e pandemisë në shkolla.
Përmes një daljeje nga selia blu, ish-deputetja AlbanaVokshi u shpreh se Rama ka prioritet vetëm karrigen e tij, prandaj është fokusuarnë ato që ajo i cilësoi si mashtrime elektorale.
"Mepërfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në tëgjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për tëfrenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë emësimdhënies. Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, EdiRama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve tëshkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit. Asnjëmasë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuarpër një mësimdhënie më të mirë."
Nga informacionet që disponojmë nga të gjithashkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë tëinfektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin,me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollavepa asnjë plan.
Sipas Vokshit, numri real duhet të jetë shumëmë i lartë për dy arsye: Tamponimi është bërë pak ose aspak dhe se Edi Rama kaurdhëruar kodin e heshtjes.
Vokshi shtoi se pas përfundimit të javës së dytëproblemet kyçe janë 4:
Nuk respektohet protokolli i sigurisë së shëndetit.
Kushtet higjieno-sanitare vazhdojnë të jenë tëmjerueshme.
Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuksigurohen as maska, as dezinfektantë.
Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuaruljen e cilësisë së mësimdhënies.
Partia Demokratike u bën thirrje të gjithëdrejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave Edi Ramës, pasi sipas PD-sëjanë në dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisëmësimdhënies.