Stuhia demtoi makina ne Shkoder, ne Lezhe e Kukes rreshqitje guresh

Erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenëmoti mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit.

Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha duke shkulur pemët dhe dëmtuarmakinat që ndodheshin të parkuara aty.

Në Kukës ka pasur rënie massive dherash që bllokuan rrugën e Valbonës, ndërsa ka pasur vështirësi në akse të tjera.

Era ka shkaktuar probleme me energjinë në disa fshatra në Lezhë. Ndërsa në qytet gurët e rrëshqitur nga mali ranë në oborrin e një pallati. Probleme ka pasur edhe në Vlorë ndërkohë ka pasur dhe problem më lëvizjen e trageteve.