Ish-prokurori Trenova: Drejtimi i Krimeve të Rënda nga Prela, shembulli më i keq si prokuroria përdoret nga politika
Donika Prela u largua një ditë më parë nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas probleme te konstatuara me pasurinë.
Ish-prokurori Gentian Trenova në një intervistë për Ora News, thotë se koha kur Donika Prela ka drejtuar organin e akuzës për krimet e rënda, është shembulli tipik sesi prokuroria vihet në shërbim të politikës.
Ternova: Nuk i besoj vendimarrjes së KPK dhe KPA se ka mungesë tëtheksuar të profesionalizimit. Nuk mund të them që këto vendimmarje janë tëdrejta apo të padrejta. Edhe në rastin e zonjës Prela, parimisht jam i mendimitqë vendimmarrja e KPK dhe KPA kanë mungesa të theksuara të profesinalizmit dhebazueshmërisë në ligj. Për sa i përket zonjës Prela si drejtuese e Prokurorisëpër Krime të Rënda është rasti më tipik në Shqipëri ku është përdorur prokurorianga politika.Kemi disa raste që janë trajtuar nga Donika Prela kur ka qenëdrejtuese. Puna e saj si drejtuese e asaj prokurorie krijon një debat dhe njëkonflikt të madh midis mazhorancës dhe opozitës duke u përdorur.Koha kur ështëdrejtuar prokuroria e Krimeve të Rënda nga Donika Prela ishte shembulli më ikeq si duhet të sillet apo si duhet të punojë, lidhur me instrumentalizimin eprokurorisë, duke u përdorur prokuroria për qëllime të politikës, goditje të kundërshtarëve,sajesa në procese penale, për falsifikim të rasteve, të provave.
Në të njëjtën ditë,një nga anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, u mor zyrtarishti pandehur pasi GJKKO vendosi të pranojë kërkesen e SPAK per ta kaluar pergjykim për falsifikim dokumentash.
Ternova thotë se si zoti Daci janë më shumë se gjysma e komisionerëve në dy shkallët e vettingut.

Ternova: Rasti i Luan Dacit nuk është i vetëm, pasi janë më shumëse gjysma e anëtareve të komisioneve të vettingut në dy shkallët janë emëruar nëkundërshtim me ligjin dhe me dokumenta të falsifikuara. Janë bërë dhe kallëzimepenale por prokuroria nuk ka vepruar, i mban për presion ndaj këtyre komisionerëve.Rasti i Luan Dacit është më tipiku.
Duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale nëvend, Ternova thotë se edhe policia nuk bën ndryshim nga institucionet e tjera.
Ternova: Policia nuk bën përjashtim nga institucionet e tjera, përdoret politikisht, nuk respektohet karriera dhe as njerëzit e profesionit dhe në shumë raste diskutohet nëse policia bashkëpunon me kriminelët apo kriminelët urdhërojnë policinë për të kryer apo moskryer një gjë të caktuar. Në disa raste të lë përshtypjen sikur policia e ndihmon krimin e organizuar.Më shumë ka të ngjarjë që drejtuesit e krimit të organizuar drejtojnë policinë, zgjedhin drejtuesit e komisariateve dhe qarqeve të policisë, janë ushtarë të grupeve të rrezikshme kriminale.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatitipër online Besjana Kuçana