Borxhet e bashkive, Haxhimali: Shqetësuese, 14 % e tyre janë për largimet nga puna
Borxhet ebashkive në vend kanë ardhur duke u rritur, teksa bashkia e Tiranës kryeson përvlerën më të lartë.
Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, Agrion Haxhimali janë dy qasje, borxhi i vjetër dhe borxhi i ri.
I ftuar në ''RTV Ora'', Haxhimali tha se borxhi i vjetër, është trashëguar nga ish-komunat pas reformës territoriale, dhe se borxhi i ri është rritur me 0.6 % në 3 mujorin e dytë të vitit 2020.
Agron Haxhimali: ''Bordi i qeverisjes vendore e kategorizon në dy qasje. Borxhi i vjetër, ai që është trashëguar, ka qenë 8.2 miliardë lekë deri në fund të vitit 2012. Pas reformës territoriale, bashkitë ekzistuese trashëguan pak nga ish-komunat, por pjesën tjetër e kishin të mbartur nga shpenzimet e tyre. Ajo që është shqetësuese është borxhi i ri, i krijuar në 3 mujorin e dytë të vitit 2020. Ky borxh është në masën 570 milion lekë të reja, ka pasur një rritje prej 0.6% nga totali i borxhit i trashëguar vjet. Nuk është një lajm i mirë sepse tendenca është që bashkitë të vazhdonin me planin e tyre të shlyerjes së borxheve, dhe të kishim bashki pa borxhe.''
Sipas Haxhimalit, 52% e borxhittë vjetër, 8.7 miliardë lekë, vjen ngainvestimet që janë kryer në 61 bashkitë e Shqipërisë, por nuk janë paguar.
Agron Haxhimali: ''Ajo që duhet diskutuar në shumë është ajo se çfarë përfaqëson borxhi i vjetër dhe borxhi i ri. Sipas analizave të mia dhe rapoirtit të Ministrisë së Financave, tregon se 52% e borxhit të vjetër, 8.7 miliardë lekë, vjen nga investimet që janë kryer në 61 bashkitë e Shqipërisë, por nuk janë paguar. Janë detyrime që bashkitë i njohin por nuk kanë mundësi t'i paguajnë. Pjesa tjetër në masën tjetër 22%, janë shërbime dhe mallra.''

Drejtuesi i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali në studion e RTV Ora
Shqetësuese për të është fakti se14% e borxhit janë detyrime që kanë bashkitë nga vendimet gjyqësore. Këto janëborxhe kryesisht nga largimet nga puna
Agron Haxhimali: ''Ajo që është shqetësuese, është detyrimet që kanë bashkitë nga vendimet gjyqësore, që është në 14%, vjet ka qenë në masën 12%. Këto janë borxhe kryesisht nga largimet nga puna. Janë borxhe që bashkia ha hequr punonjës të cilët kanë fituar proceset gjyqësore. Marrin rrogën duke ndenjur në shtëpi, ndërkohë që punon një tjetër. Pjesa tjetër mund të jetë procese gjyqësore të humbura nga palë të treta, nga biznese, nga kontrata. Pjesa tjetër janë shërbime, TVSH në masë të vogël.''
Për Haxhimalin, largimet nga punakanë efekte kryesore që shkojnë në dy drejtime.
Sipas tij, nga një anë nuk punësohenstudentët që mbarojnë shkollat, dhe nga ana tjetër ata që janë të punësuar,largohen.
Agron Haxhimali: ''Ajo që më shqetëson, 14% e vendimeve gjyqësore për largime nga puna, ka efekte kryesore që shkon në dy drejtime. Largohet memoria, largohet profesionalizmi, kur sot ne nuk kemi njerëz që t'i angazhojmë në punë, sepse studentët sapo mbarojnë shkollat marrin rrugët e Evropës. Nga ana tjetër, ato që janë largohen. Për një vend pune paguhen dy paga, kjo rëndon shumë te taksapaguesit, por nuk mund të rrimë me stres në vitin 2020, se kur të vijnë zgjedhjet unë do iki, do vijnë kryetari i një partie tjetër do vijë në punë ky.''
Haxhimali u shpreh se borxhi i ri është rritur me 570 milion lekë të reja.
Agron Haxhimali: ''Borxhi i ri është rritur me 570 milion lekë të reja. Ky borxh për mua ka ardhur nga dy faktorë kryesorë. E para, shërbimet dhe mallrat që kanë blerë të 61 bashkitë e Shqipërisë për të zbutur efeketet e Covid-19. E dyta, ka ardhur si pasojë e mbështetjes që kanë dhënë këto bashki për ndihma sociale, paketa ushqimore, dhe materiale si dezinfektimi.''
Intervistoi në studio Besmira Pelushaj, përgatiti për online Renato Çaushi.
Lexo edhe: Tirana kampione për borxhet, detyrimet e prapambetura arrijnë në 1.9 mld lekë