KLGJ kalon në "filtër"49 gjyqtarë, synojnë Apelin, gjykatën e Lartë dhe të Posaçme
Këshillii Lartë Gjyqësor është duke verifikuar 49 gjyqtarë në total për vendet vakantenë Gjykatën e Lartë, atë të Apelit dhe Gjykatën e Posaçme. Disa prejkandidatëve janë verifikuar por për pjesën tjetër nevojitet të kalojnëvettingun. KLGJ i bën thirrje institucioneve të vettingut të shikojnë meprioritet kandidatët që aspirojnë ngritje në detyrë në këto gjykata.
Këshilli i Lartë Gjyqësor po verifikon 49gjyqtarë, të cilët kandidojnë për vende të lira në Gjykatën e Lartë, në gjykatate Apelit si edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dheKorrupsionit.
23 prej kandidatëve synojnë 11 vende të lira nëGjykatën e Lartë, 20 kandidatë vendet e lira në Gjykatat e Apelit, ndërsa 4 tëtjerë synojnë të ngrihen në detyrë në Gjykatën e Posaçme dhe 2 të tjerë nëApelin e kësaj gjykate.
6 prej kandidatëve që kanë aplikuar për Gjykatën eLartë nuk i janë nënshtruar ende procesit të rivlerësimit, e për këtë arsye KLGJkërkon nga organet vettingut vlerësimin e tyre me përparësi.
Ndërkaq, javën e ardhshme KLGJ do të shqyrtojë dykandidatë për në Gjykatën e Lartë, të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat erivlerësimit.
Në rast se ata emërohen, numri i gjyqtarëve në këtëgjykatë do të arrijë në 5, çka plotëson kuorumin e nevojshëm që gjykata të jetëfunksionale.
Ndërsa në gjykatat e Apelit janë hapur 20 vende,nga të cilat 12 pozicione në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, 2pozicione në Gjykatën Administrative të Apelit dhe 6 pozicione në Gjykatën ePosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas KLGJ-së, aplikimet janë bërë për të gjithagjykatat e apelit në vend përveç asaj të Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës,ndaj janë rihapur procedurat për aplikime ne këto 3 gjykata.
Sipas të dhënave të KLGJ, Gjykata e Posaçme eApelit dhe e Shkallës së Parë janë më të varfrat në numër kandidatësh.
Kështu, për 6 vende të lira në Apelin e Posaçëm kavetëm 4 kandidatura.
Ndërsa në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme,për 6 vende të lira, kanë shfaqur interes vetëm 2 kandidatë.
Pritet që KLGJ të fusë në sistem edhe 17 nga 19magjistratët e sapodiplomuar, ndërsa 2 të tjerë janë ende në proces verifikimipër pasurinë, integritetin moral e profesional.