Prishet çadra, familja në Mamuras kthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti
Ndonëse ka kaluar afro një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, familja Tuga nga Mamurrasi ende po has vështirësi për t’u strehuar. Cadra që morën si ndihmë paraprake nga një shoqatë është prishur, ndaj ata janë rikthyer për të jetuar në banesën e vjetër. Ndërkohë, fondin që u është ofruar për riparimin e dëmeve e konsiderojnë të pamjaftueshëm.
Ky është Sulejman Tullga (shikovideon), nga Fushë Mamurrasi i cili që prej tërmetin e 26 nëntorit, jeton medjalin dhe bashkëshorten e tij mes frikës se banesa do u rrëzohet.
''Unë kam frikë se po më ze brenda.''
Godina u shpall e pabanueshme qëprej lëkundjeve të vitit të kaluar. Në atë kohë, një shoqatë u ofroi një çadërpër t'u strehuar, por dhe ajo është shkatëruar tërësisht. Në këto kushte, atajanë detyruar të rikthehen në banesën e dëmtuar.
''Nuk bën më, edhe shtëpia është nxjerrë e pabanueshme''.
I paralizuar prej vitesh, kryefamiljarishprehet se vlera e prcaktuar nga komisioni i verifikimit, vështë e pamjaftueshmepër të bërë riparimin.