Klosi i kënaqur me sezonin: Ndërsa bota ishte e mbyllur, në Vlorë dhe gjithë bregdetin inaguruam hotele
Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet vendipër shkak të pandemisë Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, vlerësoi menaxhimin ekëtij sezoni turistik.
Gjatë një takimi me operatorët turistikë nëVlorë, Klosi tha se shifrat janëpozitive duke marrë parasysh gjendjen që krijoi Covid 19.
Klosi: Shifrat për turizmin 2020 dëshmuan se ja dolëm dhe plotësuam atë çfarëkishim objektiv, të ishim një destinacion i hapur, jo me frikë.
Sipas Klosit, rasti i Vlorës dëshmon se jemifutur në një rritje të qëndrueshme.
Klosi: Vlora dëshmoi se edhe pse ishte një vit i tmerrshëm, që bllokoi çdo gjë.Një gjë nuk u ndërpre asnjë minutë dhe kanë qenë në ditët më të vështira tëekonomisë, vazhdoi dhe investoi nëstruktura hoteliere.Në kushtet gjithë bota u mbyll sa i përket turizmit në Vlorëdhe gjithë bregdetin shqiptar pati inagurime hotelesh të reja që patën sukses,bënë biznes. Kjo tregon se jemi të fortë, nuk e humbëm betejën me situatën epandemisë.
Në mbyllje Ministri tha se bregdeti imrekullueshëm shqiptar duhet promovuar në mënyrë që të jetë alternativa e parëpër rajonin.