Shkodër, stuhia "merr" me vete 32 pemë, 6 shtylla, 2 ndriçues dhe kabuj elektrikë

Shkodra ishte një nga qytetet që u godit më rëndënga reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, është bërë edhe bilanci i dëmeveshkaktuara nga shtrëngata me erëra të forta.

Konkretisht, gjatë natës së mbrëmshme një sërëdëmesh janë shkaktuar në qytet:

32 Pemë të larta dekorative, disavjeçare tërrëzuara, në rrugët si më poshtë:

27 pemë në Unazën Perëndimore të qytetit

1 pemë në rrugën tek Stacioni i trenit;

1 pemë në rrugën “Qemal Draçini”

1 pemë në Lulishten tek Shatërvani;

1 pemë në Lulishten pranë Universitetit

1 pemë në Bahçe të Çakajve

Rezultojnë 6 pemë dekorative të larta tëdëmtuara, sipas rrugëve më poshtë:

5 pemë në rrugën “Evropa”

1 pemë në Zonën Industriale

Dëme janë shkaktuar në rrjetin e ndriçimitrrugor.

Janë dëmtuar 6 shtylla të larta

12 koka ndriçuesish

Dëmtim kabëlli furnizimi

Nga dëmtimet e pemëve ka dëmtim të tubacionevedhe pusetave, apo të trotuarit në afërsi.

Të gjitha rrugët janë zhbllokuar në kohë shumëtë shpejtë dhe janë të qarkullueshme.

Vazhdon puna për evadimin e mbetjeve të dalanga pemët dhe pastrimi i rrugëve.

Të gjitha strukturat janë të gatshme përpërballimin e situatave të pritshme në vazhdim.