Moti i keq, Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla

Ndalohetnisja e mjeteve të vogla lundruese në gjirin e Vlorës.

Kapiteneriae portit bën me dije se një masë e tillë bëhet për të shmangur incidentetdetare.

"Në bazë të parashikimit tëfundit të kohës kushtet e detit dhe të erës,datën 26-27-28.09.2020 do të ketë përkeqësim në drejtiminJug-Jugperëndim forca 5-6 deri 7bft. me shpejtësi derinë 11-18m/s, lartësia e dallgës deri në 1.20-1.80 m. Të ndalohetdhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese qëoperojnë në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj me qëllim shmangien e incidentevedetare. Përmirësimi i kushteve të detit dhe të erës do të jetë nëdatën 28.09.2020 mbas orës 14:00." - thuhet në njoftim.