Aksident në Tiranë, makina përplas 75-vjeçarin
Një tjetër aksident regjistrohet në Tiranë.
Sipas asaj që informon policia e kryeqytetit, mbrëmjen e sotme, në bulevardin "Bajram Curri" një automjet me drejtues një 32-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor, 75 vjeçar, ende i paidentifikuar.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes