Covid, Mezini: Ka rënë numri i thirrjeve në urgjencë, njerëzit mos të kenë frikë që të vijnë në spitale
Në 24 orët e fundit nuku shënua asnjë viktimë nga Covid-19 në vend.
Për mjekun pneumolog Arjan Mezini ky është një lajm imirë dhe se është ulur numri i thirrjeve në urgjencë.
Arjan Mezini: ''Është një sëmundje me një gravitet shumë të rëndë, 4 herë më vdekjeprurës se gripi stinor. Ajo që ne vërejmë në spitale, është se ka një rënie të numrit të urgjencave. Por, a ka të bëjë një rënie të agresivitetit të virusit, apo njerëzit qëndrojnë në shtëpi, vazhdojnë trajtimin sepse kanë frikë nga spitali, këtë nuk e them dot.''
Iftuar në ''Ora News'', Mezini tha se personat që infektohen duhet të ruajnëqetësinë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Arjan Mezini: ''Duhet të ruajmë qetësinë. Sidomos te pacientët që ne konsultohemi, ka tendencë për një mjekim të ekzagjeruar, janë disi mosbesues. Ajo që do thoja është që njerëzit të monitorojnë shëndetin e tyre, dhe të ruajnë qetësinë. Kjo sëmundje është e rëndë sidomos për disa persona me imunitet të dobët dhe sëmundje bashkëshoqëruese.''
Ai ubëri thirrje njerëzve që të mos kenë frikë për të shkuar në spital, pasi mjekëtbëjnë përpjekje të mëdha për të shpëtuar jetë.
Arjan Mezini: ''Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ardhja në spital atëherë kur është e nevojshme, sepse në çdo spital përpjekjet e mjekëve janë maksimale për të shpëtuar jetë. Qendrimi në shtëpi për një kohë të gjatë kur gjendja vjen duke u agravuar, bën që pacienti të vijë në gjendje të rëndë, ku dhe spitali ka shumë pak mundësi për të dhënë ndihmë. Është një sëmundje që shkakton një pneumoni shumë të rëndë. Do bëja thirrje që njerëzit të mos kenë frikë që të shkojnë në spitale.''
Intervistoinë studio Sebastian Zonja, përgatiti për online Renato Çaushi.